Meteorologia Lajda Porja zbulon si do të jetë moti në muajin maj, ja si do të jenë temperaturat

Këtë të hënë, meteorologia e njohur Ladja Porja, në një lidhje telefonike në “Vila 24”, ka treguar se si do të jetë moti për muajin maj.

Sipas saj, java e parë e majit, do të shoqërohet me një rritje të ndjeshme të temperaturave, që pritet të arrijnë deri në 29-30 gradë Celsius, duke sjellë kushte të ngrohta për shumicën e vendit.

Megjithatë, Porja theksoi se moti nuk do të mbetet i qetë gjatë gjithë muajit. Shirat do të rikthehen gjatë javës së dytë të majit, duke sjellë një rënie të temperaturave dhe kushte më të paqëndrueshme.

Në fundjavë, temperaturat do të jenë më të ngjashme me ato të muajit qershor, duke shënuar një periudhë më të ngrohtë dhe të qetë për fundjavën.

“Do të ketë një rritje të temperaturave rreth 29- 30 gradë javën e parë të majit. Por shirat do të rikthehen javën e dytë të muajit. Java që po lëmë pas do të ketë kohë të qëndrueshme , me diell. Do të ketë më pak rreshje. Në fundjavë temperaturat do të jenë si në muajin qershor”, u shpreh ajo


Shtuar 28.04.2025 09:34