Këtë të premte rreth orës 10:15, një aksident i rëndë ka ndodhur në Tunelin e Kalimashit, ku dy automjete, një prej të cilave e angazhuar për mirëmbajtjen e rrugës, janë përplasur.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë pësuar lëndime.
Shtetasit N. B., S. T., dhe E. Sh. janë dëmtuar dhe janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka dalë në vendngjarje, ku një grup hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.