Drejtuesi politik i PD për Qarkun Tiranë, njëkohësisht kandidat për deputet, Belind Këlliçi, teksa ishte i ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ të Syri TV, ka zbardhur përplasjet e forta brenda PS-së në prag të 11 majit.
Këlliçi zbardhi një tjetër skandal, ‘skemën e votave me klering” mes Vullnet Sinës dhe grupit të strukturuar kriminal “5D”, që lidhet me deputetin e PS-së Fatmir Xhafaj dhe që dirigjohet nga burgu nga kryebashkiakun Erion Veliaj.
Sipas Këlliçit, skema që ndihmoi Xhafajn të bëhej deputet në 2021, duke sfiduar vetë Edi Ramën dhe duke forcuar pushtetin e Erion Veliajt në PS, po riaplikohet sërish.
Belind Këlliçi: Për herë të parë kemi vota me klering. E padëgjuar, Burime pranë PS që i kemi të konfirmuar se ata po shqyhen me njëri tjetrin kanë informuar opozitën pse po ndodh fenomeni i votave me klering mes Vullnet Sinës dhe grupit të strukturuar kriminal 5 D, e deputetit 5 D që është Fatmir Xhafaj në Tiranë.
Fatmir Xhafaj do të dalë prapë me votat e Erjon Veliajt?
Belind Këlliçi: Edhe me votat e Geron Xhafës. Në Tiranë në 2021, Fatmir Xhafaj ishte i vendosur 23 në listë, qëllimisht nga Rama për tu lënë jashtë parlamentit, por Erion Veliaj me grupin e strukturuar kriminal ‘5D’ ndërhyjnë në zgjedhje përdhunshëm dhe e nxjerrin deputet me 15 – 16 mijë vota, rrotë rrotë me Edi Ramën, duke rrezikuar dhe vetë këtë të fundit me vota.
Kjo histori ra shumë erë dhe i dha një mesazh të qartë Edi Ramës për fuqinë që kishte Erion Veliaj jo vetëm për të nxjerrë deputetë por dhe për të diktuar si shkonte karriera politike brenda PS-së apo për të lënë kandidat rezervë për të goditur Ramën në një moment të dytë, që ishte Fatmir Xhafaj. Pra nisën ëndrrat për pushtet dhe të merrnin PS. E bëri Rama me Veliajn kundër Fatos Nanos. Tani i erdhi Rama ta hante.
Por çfarë ka ndodhur në këto zgjedhje?
Belind Këlliçi: Grupi i strukturuar kriminal është goditur. Dhe ato pak anëtarë, apo ushtarë të këtij grupi u goditën nga Rama u spastruan nga bashkia dhe u dha një mesazh publik i qartë, se kush merret me këta nuk ka punë më me Edi Ramën, Bashkinë, apo pushtetin e Edi Ramës.
Duke qenë se Fatmir Xhafa ka një vëlla trafikant droge që e njohin të gjithë në Vlorë, Geron Xhafa dhe ka influencë të caktuar në Vlorë, Vullnet Sina që tha se nuk do të garonte më, garon, madje u keqpërdor nga Rama në video duke u anatemuar me Chris LaCivita. Unë e inkurajoj të vijojë të merret me Chris laCivita
Vëllai i Xhafës po lobon me të gjitha grupet kriminale në Vlorë në këmbim të të gjithë punonjësve të bizneseve private të Vullnet Sinës në Tiranë që të votojnë Fatmir Xhafën. Kjo skemë kleringu e shpikur nga Rilindja, Erion Veliaj që udhëzon këto skema nga burgu dhe është e padëgjuar më parë në politikën shqiptare.
Ndërkohë që PD del me fletëpalosje me 9 propozime konkrete për çështje që i interesojnë qytetarëve në PS luhet kjo luftë e brendshme pushteti. Kush do të vrasë kë politikisht e kush do të afrohet të rrëzojë Ramën politikisht duke e ditur që më 11 maj Rama nuk do të jetë më kryeministër.
Pse i interson Veliajt Fatmir Xhafaj në deputet?
Belind Këlliçi: Sepse ai konsiderohet si babai i reformës në drejtësi. Njeriu me influencën më të madhe në gjyqësor e SPAK sot. Konsiderohet si njeriu që ka ndihmuar apo goditur pjesën më të madhe të gjyqtarëve e prokurorëve duke i nxjerrë nga sistemi.
Dhe njeriu që ka fabrikuar pjesën më të madhe të të gjitha procedurave të kalimit të vetingut, dhe i shantazhon.
Ai konsiderohet si njeriu që udhëhiqte një skemë të tërë përgjimi dhe shantazhi ndaj politikës, biznesit e gjyqësorit përmes ambienteve private në një prej ndërtesave më luksoze në Tiranë ku u gjetën të dhëna e materiale që kompromentojnë politikën e gjyqësorin.
Konsiderohet si njeri me fuqi okulte në sistemin e drejtësisë e kreut të ‘5D’ i duhet mbrojtje ligjore për çështjet që ka në SPAK ende.
Sot kreu i bashkisë Tiranë ndodhet në burgun e Durrësit jo për aferat e mëdha korruptive që ka parë ky vend, që është inceneratori i Tiranës, – që edhe aty për shkak të prokurorit të dështuar Dritan Prençi, sot nuk ka asnjë akuzë për Erion Veliajn, Ëngjëll Agaçin, Edi Ramën e askënd që realisht ka çuar në këtë vendimmarrje që ka kushtuar deri tani 142 milionë euro. E nuk ka asnjë akuzë për 5 D, kur nuk ka asnjë njeri që nuk e di çfarë ka bërë 5D në Tiranë.