Real Madridi arkivon eliminimin në Ligën e Kampionëve me fitoren ndaj Athletic Bilbaos në ndeshjen e javës së 32-të të La Ligës.
Pa Mbappen e pezulluar, Blancos siguruan një fitore 1-0 në minutën e 93-të, falë një kryevepre të vërtetë të Valverde.
Formacioni i drejtuar nga Ancelotti u rikthye në -4 nga Barcelona, kundërshtari i tyre i radhës edhe në finalen e Kupës së Mbretit(e shtunëm 26 prill). Kampionati mbetet i hapur.
Reali me këtë fitore ngjitet në kuotën e 69 pikëve, ndërkohë që Bilbao mbetet me 57 pikë.