Hetimet për Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën/ SPAK mbledh prova për një tender të dyshuar abuziv në Fier

Hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, kanë zbuluar transaksione të dyshimta dhe komunikime të përfshira, në një tender në Bashkinë e Fierit.

SPAK ka administruar prova të reja, përfshirë një telefonatë të Veliajt nga një aparat i policisë së burgjeve, ndërsa më 23 prill avokatët do kërkojnë zëvendësimin e masës së sigurisë.

Hetimet për kryetarin e bashkisë Trianës Erjon Veliaj dhe bashkeshorten e tij Ajola Xoxën, kanë çuar në hetusit e posaçëm në Fier për të mbledhur prova mbi një tender.

Përfaqësuesit e akuzës në informacionin dymujor, ndaj dosjes kanë listuar disa gjetje të marra nga hetimi për këtë rast.

Në dosje shkruhet mbi një projekt në vlerën e 24 mijë eurove në emër të personave të tjerë, por që paratë kanë përfunduar tek ojf të menaxhuara nga Ajola Xoxa.

Në aktet e SPAK, rezultojnë se janë administruar një bisedë ku ekonomistja Adela Kondakçiu, i kërkon shefes së saj, Ajola Xoxa, për të proceduar ose jo me faturën që lidhet me kontratën e fituar nga I. D në Bashkinë e Fierit, duke i dërguar në format .pdf një kopje të aktit.

Nga ana e saj, shtetasja Ajola Xoxa, e pyet nëse në kontratë parashikohet e gjithë vlera apo do të paguhet në dy këste.

Një tjetër provë e re hetimore që është shtuar së fundmi në informacionin dymujor, është edhe komunikimi që Veliaj ka pasur me disa persona nga telefoni i një prej punonjësve të policisë së burgjeve.

Prokuroria ka administruar të dhëna shtesë mbi telefonatën që kryetari i bashkisë Tiranë, ka kryer për të cilën i është komunikuar edhe vepra penale e “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”.

Këto dy prova të reja, janë lexuar nga ana e avokatëve të kryetarit të bashkisë së Tiranës, e ndërsa me 23 prill ata do t`i bëjnë kundërshtimet e tyre, si dhe do kërkojnë zëvëndësimin e masës së sigurise.

Veliaj prej 10 shkurti po mbahet në qeli, e ndërsa ka humbur në dy shkallet e gjyqsorit.

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Trianë, Erion Veliaj, akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bashkë më të në dosjë, rezulton edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa si dhe 5 biznesmenë.


Shtuar 20.04.2025 11:35