Kryeministri Rama flet për fenomenin “Big Brother VIP”: “Më vjen keq por…”

Në zgjedhjet e 11 majit, tre ish-banorë të “Big Brother VIP Albania” – Armaldo Kllogjeri, Fotini Derxho dhe Jetmir Salaj – do të jenë në garë për një vend në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky fakt ka marrë vëmendje edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili komentoi me ironi fenomenin duke krahasuar realitetin politik me popullaritetin e spektaklit televiziv:

“Njësoj si ata të shkretët, njerëzit e kënetës që u futën me kokë në primare dhe si përfundim, nxori më shumë Big Brother-i kandidatë në listat e kënetës, sesa ç’nxorën primaret. Më vjen shumë keq, por ato sondazhet janë të vërteta.”


Shtuar 15.04.2025 16:29

Tags: ,