Rekord fitimesh për Interin në ndeshjen me Bajernin e Mynihut, shiten të gjitha biletat në “San Siro”

Ndeshja mes Interit dhe Bajernit të Mynihut do të luhet në një stadium të mbushur plot.

Sipas medieve italiane zyrtarë zikaltër kanë bërë me dije se për ndeshjen ne fjalë janë shitur të gjitha biletat.

Klubi zikaltër ka arkëtuar një shifër rreth 9 milionë euro.

Një shifër më të madhe se kjo Interi ka arkëtuar vetëm një herë më parë, në sezonin 2022-2023 të Champions Leeague, kur pritën në takimin e kthimit ekipin tjetër të Milanos, Milanin.


Shtuar 15.04.2025 14:36

Tags: