Mund të duket e pabesueshme por është e vërtetë. Në Arezzo të Italisë, një gjysh mori mbesën e gabuar nga kopshti, duke alarmuar prindërit dhe vënë në lëvizje policisë.
Kjo ngjarje ndodhi të enjten e kaluar në Arezzo, ku një zotëri u paraqut në çerdhe për të marrë mbesën e tij.
Por mbesa e tij ndodhej në kopsht, dera ngjitur me çerdhen. I moshuari është larguar nga institucioni bashkë me një fëmijë 2-vjeçare e cila nuk ishte mbesa e tij.
“Bota ra mbi mua, mendova se ajo ishte rrëmbyer. Dhe unë thirra policinë”.- tha nëna e vajzës 2-vjeçare.
Pas rreth gjysmë ore gjyshi e kuptoi se ai kishte marrë fëmijën e gabuar dhe u kthye dhe e solli përsëri.
Gabimi ndodhi dhe për shkak të punonjësve të çerdhes të cilët lejuan largimin e vajzës 2-vjeçare por mësohet se i moshuari kishte një prokurë dhe vajzat kishin të njëjtin emër. /albeu.com/