Ylli Limani i del në mbështetje Gjestit: “Rrugën drejt suksesit s’ta ndal askush!”

Pas incidentit të bujshëm në “Big Brother VIP Albania”, ku Gjesti u godit fizikisht nga Joz Marku, reagimet publike në mbështetje të tij nuk kanë munguar. Së fundmi, edhe këngëtari i njohur Ylli Limani i ka dalë në krah Gjestit me një mesazh të fuqishëm në rrjete sociale.

Në një postim në InstaStory, Ylli ndau një foto të Gjestit nga shtëpia e BBVA dhe shkroi:

“Rrugën drejt sukseseve të mëdha nuk munet me nal kërkush edhe kurgjo. Me ty @gjesst”, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

Ky gjest vjen si një shenjë solidariteti jo vetëm ndaj një personi që po kalon një moment të vështirë publik, por edhe si një qëndrim kundër çdo forme dhune në formatet televizive.

Mbështetja për Gjestin tashmë ka tejkaluar edhe kufijtë shqiptarë, duke përfshirë figura publike, fansa dhe qytetarë të zakonshëm që po shprehin hapur indinjatën e tyre për incidentin.


Shtuar 13.04.2025 15:23