Spektakli i shumëpërfolur “Big Brother VIP Albania” ka hyrë në fazën më të nxehtë të garës, dhe mbrëmja e fundit ka sjellë një tjetër surprizë për publikun. Pas një nominimi plot emocione dhe përballjesh të forta, Gjesti është shpallur finalisti i tretë i këtij edicioni.
Publiku ka vendosur me votën e tij që t’i japë Gjesti-t një vend të merituar në finale, duke e përzgjedhur mes konkurrentëve të tjerë që ndodhen ende në shtëpi. Me një rrugëtim të mbushur me dinamika, debate, por edhe momente të ndjera, ai ka arritur të fitojë zemrat e një pjese të madhe të publikut, të cilët e kanë mbështetur fuqishëm.