Vijon breshëria e sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, ku më shumë se 21 persona humbën jetën sot nga zjarri izraelit në Khan Yunis dhe në qytetin e Gazës.
Siç raporton Al Jazeera Arabic, një grua dhe dy burra u plagosën nga sulmi izraelit në perëndim të Khan Yunis, pranë spitalit Nasser.
Ndërkohë, një tjetër burrë u vra në një sulm izraelit në jug të Gazës, në një sulm me bomba në një shtëpi në lindje të qytetit të Abbasan al-Kabira në Khan Yunis, ndërsa 8 të tjerë u plagosën.
17 viktimat e mbetura u raportuan se ishin në qytetin e Gazës.
Kujtojmw se dje 45 persona humbën jetën, dhjetëra të tjerë u plagosën dhe 80 persona rezultojnë të zhdukur pas sulmit ajror izraelit në qytetin e Gazës, në lagjen Sejaya.