Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm për një vend mes katër më të mirave të Europës. Mikel Arteta ashtu siç ka bërë në javët e fundit do të improvizojë jo pak me formacionin ku Merino do të ketë detyrën për të ndëshkuar kampionët në fuqi edhe pse pozicioni i tij natyral është në mesfushë.
Me surpriza do të paraqitet edhe Karlo Ançeloti, i cili rigjen Kurtuanë mes shtyllave. Risi do të kemi në mbrojtje ku Alaba pas shumë vitesh që është aktivizuar si qendërmbrojtës sot pritet të rreshtohet në pozicionin e tij të vjetër, atë të mbrojtësit të krahut të majtë. Në krah të djathtë të mbrojtjes thuhet se italiani ka zgjedhur Vaskezin duke spostuar në mesfushë Valverden.
Të lidhura
None found
Arsenal (4-2-3-1): Raja; Timber, Saliba, Kivior, Ljuis-Skelli; Partej, Rajs; Saka, Ødegard, Martineli; Merino
Trajner: Mikel Arteta
Real Madrid (4-3-3): Kurtua; Vaskez, Raúl Asensio, Rydiger, Alaba; Valverde, Kamavinga, Belingam; Rodrigo, Mbapé, Vinícius Zhúnior
Trajner: Karlo Ançeloti
