Përmes një reagimi në rrjetet sociale, drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi shprehet se Partia Demokratike beson te tregu i lirë, konkurrenca dhe meritokracia.
Me fokus Paketën e Dhembshurisë, Këlliçi thotë se asnjë nga këto tre elementë, nuk merr kuptim nëse qytetarët jetojnë nën minimumin jetik, në kushte të mjerueshme dhe pa siguri financiare e mjekësore.
Sipas Këlliçit, asnjë nga këto pika nuk mund të realizohet nga Edi Rama, që ka dëshmuar në 12 vite se ka prioritet pasurimin e vet dhe të banditëve rrotull vetes.
“Paketa e Dhembshurisë garanton minimumin jetik, pensione më të larta dhe ndihmë konkrete për çdo familje në nevojë“, shkruan Këlliçi.
Postimi:
Paketa e Dhembshurisë!
Partia Demokratike beson tek tregu i lirë, konkurrenca dhe meritokracia. Por asnjëra nga këto fjalë nuk merr kuptim nëse qytetarët jetojnë nën minimumin jetik, në kushte të mjerueshme, pa siguri financiare e as mjekësore.
Duke marrë parasysh këtë gjendje emergjence të varfërisë, Partia Demokratike zotohet të ndërhyjë menjëherë me Paketën e Dhembshurisë.
Paketa e Dhembshurisë garanton minimumin jetik, pensione më të larta dhe ndihmë konkrete për çdo familje në nevojë.
Asnjë nga këto pika nuk mund të realizohet nga Edi Rama, i cili ka dëshmuar në 12 vite se ka prioritet pasurimin e vet dhe të banditëve rrotull vetes, duke mbajtur shtresa të gjëra të shoqërisë në zgripin e mjerimit.
Kujdesi për më të dobëtit nuk është lëmoshë, është drejtësi dhe dinjitet.