Mes aludimeve se është ndarë nga Vesa Luma, Big Basta ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë, duke folur mbi marrëdhënien e tij me këngëtaren.
Big Basta dhe Vesa po përfliten se po kalojnë një krizë pas futjes së reperit në “Ferma VIP 2”, një vendim që, sipas burimeve, nuk është mirëpritur nga Vesa.
Por, sot ai ka hedhur poshtë këto lajme, duke thënë se është shumë i dashuruar me Vesën, me të cilën ka edhe një djalë. Në një bisedë me konkurrenten Silvanën, ia bëri me dije se nuk ka hyrë për të rënë në dashuri me askënd në “Ferma Vip”.
“Unë nuk kam ardhur këtu për të rënë në dashuri, fare, ça flet. Unë jam shumë i dashuruar në Vesën. Kemi një fëmijë të vogël. Si të bie në dashur, më kë të bie njëherë, me Albin”, u shpreh ai.
Ajo që shtoi dyshimet për krizën mes çifiti, ishte përgjigjja e reperit kur u pyet për kë do e merrte më shumë malli gjatë qëndrimit në “Ferma Vip”. “Djalin”,- u përgjigj ai, dhe kur u pyet nga Luana “Vetëm për djalin?”, ai shtoi “Edhe familjen”, pa e përmendur fare Vesën.
Sakaq, Vesa nuk ka bërë asnjë postim mbështetës për Big Bastën në rrjetet sociale. Ndërkohë që një tjetër detaj u vu re gjatë qëndrimit të tij në fermë. Në shtëpinë ku VIP-at qëndrojnë është vënë kënga e Vesës dhe ai nisi të këndojë dhe kërcejë së bashku me banorët e tjerë. Por, sërish përshëndeti vetëm të birin, jo Vesën.
Pak ditë më parë “Panorama Plus” shkroi se ftesa e “Ferma VIP2” për Big Bastën i ka sjellë atij probleme me bashkëshorten, Vesën. Sipas raportimeve, burimet pranë tyre kanë konfirmuar se çifti po kalon një periudhë të vështirë.