Klajdi për rikthimin e Eglit: Më është ftohur, s’më dhuron asnjë lloj emocioni

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Klajdi Musabelliu mëngjesin e sotëm ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur për projektin e tij më të ri muzikor.

Në lidhje me rikthimin e Eglit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, Klajdi u shpreh se ajo ka qenë një ndër ato personazhe që e kanë zhgënjyer aty brenda.

Ditët e para ka qenë një vajzë e adhurueshme. Unë e kam shprehur dhe atëherë që mund të dashuroheshe fare kollaj me të. Pastaj ndryshoi komplet. Pas ndryshimit që bëri, më doli totalisht nga zemra si personazh. Aktualisht që po flasim, nuk më dhuron asnjë lloj emocioni ajo dhe loja e saj. Jam distancuar totalisht, më është ftohur. Nuk kam asnjë koment tjetër për Eglin, sepse më është ftohur gjithë pëlqimi që kam pasur si personazh”, tha ish-banori.


Shtuar 26.03.2025 16:57