Këto janë 2 qarqet që nuk kanë asnjë rast aktiv me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, është regjistruar vetëm një rast me COVID-19 dhe asnjë vdekje. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat, dhe ajo që vihet re është se në 12 qarqet e vendit, vetëm Korça dhe Gjirokastra nuk kanë asnjë rast aktiv. Ndërkohë në të gjithë vendin akive janë vetëm 63 raste.

Më poshtë gjeni shpërndarjen e rasteve sipas qarqeve:

Tiranë          26

Shkodër       14

Durrës           5

Lezhë           5

Elbasan       5

Berat             3

Dibër             2

Kukës           1

Fier              1

Vlorë             1


Shtuar 28.06.2021 16:44