Juventus futet në garë për Sanches

Paraqitjet e mira të mesfushorit portugez Renato Sanches në “Euro 2020”, kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të shprehin interesim për shërbimet e tij.

Së fundmi, në garë për transferimin e Sanchesit është futur edhe Juventusi, kanë raportuar mediat italiane të hënën.

Bëhet e ditur se Juventusi së shpejti do ta kontaktojë skuadrën e Lille për Sanches, i cili ka kontratë me ekipin nga Ligue 1 deri në 2023.

Sanches te Juventusi po shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe për kartonin e tij është i gatshëm të paguajë rreth 30 milionë euro. /albeu.com/


Shtuar 28.06.2021 16:42