Grimieri i drejtohet Eglit: Të kam marrë inat (VIDEO)

Një video e postuar së fundmi në rrjete sociale, ka bërë xhiron e rrjetit. Bëhet fjalë për një komunikim të bërë mes Eglit dhe grimierit që po e rregullonte pak para Prime-t të kaluar.

Papritmas, grimieri dëgjohet teksa i thotë banores: “Të kam marrë inat”.

Kjo e fundit e habitur e pyeti se pse, ai ia ktheu:Po kur ishe jashtë nuk u kujtove fare për mua“.

Pastaj banorja i kundërpërgjigjet: “Jo e ke gabim, ne kemi folur në telefon bashkë”.

Teksa Egli vazhdon t’i shpjegojë atij se kur ishte jashtë nuk ka dalë nga shtëpia, por ka takuar vetëm personat që i kanë vajtur në banesë, këtu dëgjohet produksioni që i tërheq vëmendjen: Egli kujdes mikrofonin.

Mirëpo kujtojmë se Egli pas daljes nga “BBVA4”, u fotografua nga paparazzit në jug nën shoqërimin e një mikeshe të saj.

 


Shtuar 24.03.2025 10:32

Tags: ,