Kam ndërruar parti për ty/ Rama batuta me banorët në Vlorë: Është i vështirë si moment, por kalon

Kryeministri Edi Rama ishte me banorët e fshatit Bunavi në Vlorë, ku gjatë diskutimeve nuk munguan as batutat.

Një prej banorëve iu drejtua kryeministrit duke i thënë se “ka ndërruar parti në vitin 2013”. Rama iu përgjigj se kur e kërkon Atdheu, edhe “Churchilli e ka ndërruar partinë”.

Kryeministri Edi Rama, inspektoi rrugën Bunavi-Kërkovë në qarkun Vlorë, e cila ka hyrë në fazën e dytë të ndërtimit.

Kreu i qeverisë tha se ky projekt hap një perspektivë të re zhvillimi për shtatë fshatra të njësive Shushicë dhe Llakatund.

Pjese nga diskutimi:

Banori: Kemi ndërruar parti për ty kryeministër

Rama: Ke ndërruar parti për mua?

Banori: Po, që në 2013, po për ty

Rama: Dëgjo, duhet ta dish, parti ka ndërruar edhe Çurçilli kur e kërkon atdheu, se ju i doni me këto figurat botërore.

Banori 2: Ne kemi 70 vjet me një parti

Rama: Ti je tjetër gjë se të ka qëlluar partia e duhur, këtij i qëllo partia e gabuar e ndërroi.

Rama: Je penduar që ke ndërruar parti?

Banori: Në asnjë mënyrë jo

Rama: Ja urdhëro, shiko. Është pak i vështirë ai momenti i ndërrimit, por kalon.


Shtuar 24.03.2025 09:37