Zbardhet motivi i vrasjes së 19-vjeçarit në Vushtri/ Të rinjtë u konfliktuan për një vajzë

Mbrëmjen e djeshme, një 19-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri, në Vushtri të Kosovës.

Viktima është identifikuar si Ardit Zymeri, ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është 19-vjeçari Bleon Dibrani, i cili është arrestuar.

 


Viktima Ardit Zymeri

Në kuadër të hetimeve të kryera në vendin e ngjarjes, grupi hetimor si prova materiale gjeti dhe sekuestroi tre gëzhoja.

Ndërkohë, në banesën e autorit u gjet dhe u sekuestrua një armë me 5 fishekë.

 

Autori i dyshuar, Bleon Dibrani

Teksa hetimet po vazhdojnë, pista kryesore është ajo e xhelozisë. Dyshohet se dy të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për një vajzë, konflikt i cili ka degraduar deri në përdorimin e armëve dhe ka përfunduar në tragjedi.


Shtuar 24.03.2025 11:41