Egli futet në shtëpi, nuk takon Gjestin! Habitet banori: Paska ndryshu çdo sen

Me shumicë votash, publiku vendosi për rikthimin e Egli Takos në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ishte kërkesa e Egli të vazhdonte garën për çmimin e madh, me qëllim siç tha, të vërë në vend dinjitetin e vetë. Kështu ajo rifutet në shtëpi, një javë pasi doli, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe psikologjike.

Banorët u surprizat nga hyrja në shtëpinë e “Big Brother VIP” të Egli Takos.

Ajo që ra në sy ishte ngurimi i banores për të takuar Gjestin. “Paska ndryshu çdo sen”, reagoi ai i habitur.


Shtuar 16.03.2025 00:51

Tags: ,