GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron, konfiskohen 2 pronat që do kalonin për investime strategjike

Dy raste “shpërdorim detyre”, GJKKO dënon me 2 vite e 20 ditë burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.

SPAK kishte kërkuar dënimin e Goros me 3 vite burg. Ndërkohë, konfiskohen 2 pronat që do kalonin për investime strategjike.

Janë rreth 10 mijë metra katror në total në zonën e Dhërmiut që kalojnë në favor të shtetit.

Ndërkohë apartamenti i sekuestruar sipas GJKKO i kthehet biznesmenit Gentian Sula.


Shtuar 13.03.2025 14:52