Ajola Xoxa mbërrin në Apelin e GJKKO, kërkon rikthimin e llogarive bankare

Ajola Xoxa sapo ka mbërritur në Apelin e GJKKO, ku do të mbahet seanca për rikthimin e dy llogarive bankare të sekuestruara nga SPAK.

Vendimi ishte planifikuar të shpallej dje, por avokati i Xoxës kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me aktet hetimore, duke bërë që procedura të shtyhet.

Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është nën masën e detyrimit të paraqitjes.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj ndodhet prej një muaji në paraburgim dhe kërkon të lirohet nga qelia, duke ofruar garanci pasurore. Seanca për Veliajn është planifikuar për mesditën e sotme.


Shtuar 13.03.2025 09:15