Qeveria kërkon mbylljen e TikTok për 12 muaj, Manastirliu: Kemi nisur komunikim me përfaqësuesit e aplikacionit

Këtë të enjte në mbledhjen qeverisë, ministrja e Asimit, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se  është miratuar vendimi për mbylljen për një vit të platformës TikTok.

“Kemi zhvilluar konsultime të gjera me prindërit, për sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet që sjellin në gjendjen psiko-emocionale te fëmijët platformat e rrjeteve sociale. Kanë qenë pro mbylljes apo kufizimit për TikTok.

Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për 12 muaj, periudhe që do të na lejojë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok”, tha Manastirliu.

Ogerta Manastirliu: Kemi marrë vendimin për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të TiKTok.

Siç e dini kemi zhvilluar një seri të gjerë konsultimesh me prindërit, 65 mijë të tyre në 1300 takime të realizuara për sa i përket efektve që lidhje me sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet negative të rrjeteve sociale që mund të sjellin në shëndetin dhe mirëqenien psikoemocionale të tyre.

Kemi nisur komunikim me përfaqësuesit e TikTok


Shtuar 6.03.2025 12:50