Gjatë natës në lagjen ish-Grumbullimi në Fushë-Krujë, një sasi eksplozivi ka shpërthyer. Sasia e eksplozivit që dyshohet të jetë rreth 200 gramë, ka shpërthyer pranë pjesës së jashtme të një fabrike sallami në pronësi të shtetasit Dorjan Miri.
Në momentin e shpërthimit, në fabrikë nuk ndodhej askush dhe fatmirësisht, nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Fabrika është një biznes familjar, ku prej 30 vitesh punojnë anëtarë të familjes së Dorian Mirit, të cilët nuk kanë pasur probleme apo konflikte me njeri.
Nuk dihen ende shkaqet apo autorët e kësaj ngjarjeje, e cila ka tronditur jo pak pronarët dhe fqinjët.