Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës – deputetja pëson sulm në tru

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se sot në seancën e parlamentit, deputetja Jasmina Obradoviq ka pësuar sulm në tru dhe se jeta e saj është në rrezik – duke ia hedhur fajin për këtë partive opozitare.

Fjala është për deputeten e grupit “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk mund të ndalet”, transmeton Telegrafi.

Branbiq ka akuzuar opozitën duke e mbajtur përgjegjëse për gjendjen e Obradoviqit, e cila u sëmurë derisa u godit me shok bombë  dhe gaz lotsjellës.

“Për shkakun tuaj, ajo po lufton për jetë – ju nuk jeni njerëz”, u tha Brnabiq deputetëve të opozitës – duke bërë thirrje disa herë që të vazhdohet puna në Parlament.

Ndryshe sot në Parlamentin e Serbisë, eskaloi situata kur deputetët filluan të hedhin shishe, vezë, shkopinj, e bombola gazi si dhe shok bomba.


Shtuar 4.03.2025 14:34