Ditën e sotme, në Gjykatën e Posaçme, do të shqyrtohet kërkesa e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erjon Veliaj, për kthimin e celularit të sekuestruar gjatë arrestimit në zyrën e tij në bashki.
Veliaj pretendon se sekuestrimi është bërë në mënyrë të paligjshme.
Mësohet se dosja do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Bani.