Fjalët e Murinjos për Frank de Boer pas eliminimit të Holandës: Me të mëson si të humbësh (VIDEO)

Frenk De Bur mori drejtimin e Holandës pas dorëheqjes së Kuman, i cili u ul në krye të Barcelonës.

Por 51-vjeçari nuk arriti të dërgonte në nivelin tjetër punën e lënë përgjysmë nga kolegu i tij.

De Bur dështon në krye të tulipanëve dhe eliminohet nga Çekia në 1-8 e Kampionatit Europian, ndërsa menjëherë pas nedeshjes bëhen virale fjalët e thëna nga Zhoze Murinjo.

Portugezi ka dhënë një deklaratë në kohën kur drejtonte Mançester Junajtid, ku thumbon trajnerin holandez.

“Lexova diçka nga trajneri më i keq në historinë e Premier Ligës, Frenk De Bur. Shtatë ndeshje, shtatë humbje, zero gola. Thoshte se nuk është mirë për Markus Rashford të ketë një trajner si mua pasi gjëja më e rëndësishme për mua është fitorja. Po të ishte stërvitur nga De Bur do kishte mësuar si të humbte. Sepse ka humbur çdo ndeshje”, ishin fjalët e Murinjos.


Shtuar 27.06.2021 20:49