“Unë dhe Antonela u lodhëm kot”, Sara zbulon se Atdheu pëlqente dikë tjetër? (FOTO+VIDEO)

Ish-konkurentja e “Për’puthen”, Sara Malaj, ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”. Bukuroshja e konfirmoi ndarjen nga Atdheu, dhe shtoi se nuk do të ketë më kthim të dyshes.

Derisa u pyet për arsyen, ajo zbuloi se Atdheut i pëlqejnë femrat brune. Kështu la dyshimet se ka një femër në mes që nuk i la bashkë qiftin.

“Unë dhe Atdheu nuk jemi bashkë. Nuk ka qenë lojë, pëlqimi ka qenë, thjesht mospërputhje karakteresh. Më duket sikur ka qejf më shumë brunet, kot u lodhëm ne të dyja (drejtuar Antonelës) na iku gjithë mundi kot. Etapë e mbyllur Atdheu, ngelet respekti”, rrëfeu ajo.

 


Shtuar 27.06.2021 20:58