Pas sulmeve të ulëta të Erion Veliajt nda avokates Adriana Kalaja, ka reaguar edhe drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi.
Në një postim në FB, Këlliçi e cilëson sulmin e Veliajt një paburrëri që bëhet ndaj një gruaje, zonje e nëne model vetëm përa faktin se ajo ia ka plasur të vërtetat në sy pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës.
Postimi i Këlliçit:
Edhe pas hekurave, pronari faktik i Inceneratorit Tiranë, vijon të fyejë, linçojë e shpifë kundrejt secilit që ka guxuar t’ia përplasë në fytyrë të vërtetat e korrupsionit të tij madhor.
Sot Tirana, ashtu siç u shpreh vetë kreu i 5D, ka vetëm një gjysëm burrë e gjysëm grua!
Kjo krijesë hermafrodite në fakt quhet Erion Veliaj. Një i paburrë që mbrëmjen e sotme, në një TV kombëtar, nuk la fyerje e helm pa adresuar ndaj një zonje si Adriana Kalaja.
Sa për zj. Kalaja, ajo është një nënë e një zonjë e nderuar për familjen e saj dhe është burrë e kaluar burrit po deshe, një profesioniste dhe juriste e shkëlqyer, në përballjen e saj me aferat e tua kriminalo-korruptive, duke nisur nga Inceneratorit fantazmë i Tiranës, tek kompania jote 5D, tek shembja e Teatrit Kombëtar, tek vrasja e Ardit Gjoklajt dhe lidhjet e tua me Ndranghettën!