Shikoni kryeveprën e Pogba në stërvitje (VIDEO)

Paul Pogba po shkëlqen në Euro 2020.

Pogba, për dallim nga Manchester United, te Gjelat ka arritur të gjejë formën e tij të lartë dhe këtë e tregon në stërvitjet e fundit.

Mesfushori pranon një pasim nga një bashkëlojtar, teksa arrin ta stopojë topin me thembër.

Natyrisht se ky veprim i tij u bë viral në rrjetet sociale, duke marrë mijëra shpërndarje.

Kujtojmë se Franca në 1/8 e finales takohet me Zvicrën të hënë (nesër) nga ora 21:00


Shtuar 27.06.2021 18:31