Tritol noterisë së vëllait të ish-gjyqtarit Gjin Gjoni në Lezhë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një sasi lënde plasëse është vendosur në zyrën noteriale të noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet në qendër të qytetit të Lezhës, pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, janë identifikuar dy persona të cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe më pas janë larguar.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin e sulmit me lëndë plasëse ndaj noterit Fran Gjoni, i cili është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni.

Ky i fundit, prej një viti, është bërë pjesë e politikës si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat për primare për të qenë deputet.


Shtuar 26.02.2025 08:15