Gjesti pendohet që zgjodhi Rizartën: Sikur t’kisha me të hjekë prej këtu

Pas zgjedhjes së bërë së fundmi për partneren e re me të cilën do të ndajë krevatin për dy jave, Gjesti mesa duket është penduar.

Ajo ç’ka tërhoqi më së shumti vëmendjen e ndjekësave ishte momenti kur Gjesti përshpëriti disa fjalë vetë me vete, të cilat nuk i shpëtuan veshëve të ndjekësave.

Ai është shprehur: “Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, send s’kisha dashur tjetër, veç të kryej sendin me ty. Shpejt me u zhdukë ti prej këtu Rizartë, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua, do të isha më i lumturi. Gabim kam bërë që të kam zgjedhur unë ty. Kuku për jetën time”.

Ishin këto fjalë që shkaktuan reagime të shumta nga publiku, të cilët janë ndarë mes atyre që e kuptojnë pakënaqësinë e Gjestit dhe të tjerëve që e shohin këtë si një deklaratë të fortë dhe të tepruar.

Por se si do të jetë marrëdhënia e tij me Rizartën, kjo mbetet për t’u parë.


Shtuar 24.02.2025 16:40