Safet bajri, i dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit, ka dhënë dëshmi pas arrestimit nga policia.
Avokati i Bajrit, ka theksuar se klienti i tij ka qenë plotësisht i hapur për hetimin dhe ka dhënë analizën e ADN-së, e cila është pjesë e hetimit.
Sipas tij, nëse Bajri do të kishte pasur qëllim të largohej, nuk do të kishte lejuar që ta kapnin kurrë.
Avokati i Safet Bajrit: Safeti e bëri të qartë që është paraqitur vetë. Ka qenë shumë i hapur për hetimin. Nëse do të ishte për të ikur, nuk do ta kapnit kurrë.
Në lidhje me analizën e ADN-së, avokati shtoi se është pjesë e hetimit, por ai e ka dhënë analizën edhe herë të tjera. Avokati u shpreh se Prokuroria e ka ADN-në.