Njerëzit e kërcënuar nga Rama janë zhdukur, Berisha: Ervis Martinaj i vetmi që nuk gjendet, dyshimet të çojnë drejt një…

Këtë të hënë, në një konferencë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha, është shprehur se njerëzit, që sipas tij, kërcënohen nga Edi Rama janë zhdukur.

Berisha deklaroi se Kryeministri ka kërcënuar në personal Ervis Martinajn, duke i thënë “ta dimë targën”.

Gjithashtu, lideri demokrat thekson se; Ervis Martinaj është i vetmi njeri që nuk gjendet, duke ngritur dyshimet për një krim shtetëror.

“Nuk është kërcënuar kurrë në personal, kërcënime në personal kam bërë ndonjëherë vetëm EdI Ramës që kërcënon në personal.

Njerëz të kërcënuar personal nga Edi Rama janë zhdukur pa nam e nishan, po, e kërcënoi në personal dhe “të dimë targën”, Ervis Martinajt dhe është i vetmi njeri që nuk gjendet më, të gjitha gjasat kur nuk gjendet të çojnë drejt një vrasje shtetërore”, shprehet Berisha.


Shtuar 24.02.2025 13:13