Rama ndan pamje nga rruga e Qafë-Dardhës në Berat: Çliron potencialin turistik të zonës

Kryeministri Edi Rama, ndau sot pamje nga hapja e një tjetër kantieri me rëndësi për Beratin, rrugën e Qafë-Dardhës.

Rama u shpreh se ky është një investim, i cili jo vetëm do të lehtësojë jetesën e banorëve të pesë fshatrave përreth, por edhe do të çlirojë potencialin e paprekur turistik të një zone me natyrë të jashtëzakonshme deri lart në Malin e Tomorit.

Rruga do të ndjekë gjurmën ekzistuese, ku do të përmirësohen kthesat me rrezikshmëri të lartë si dhe do të realizohet ndërtimi i kanaleve kulluese, veprave të artit, mureve mbajtëse dhe tombinove.

Loti 1 financohet nga qeveria shqiptare, ndërsa loti 2 financohet nga BERZH. Zbatimi i projekteve mundësohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.


Shtuar 20.02.2025 08:36