Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar në rrjetin social X se nga data 1 Mars, do të nisë shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët.
Kreu i qeverisë shprehet se pensionistët tentuan t’i gënjyejnë duke iu thënë se s’do të ketë bonus, por shton se vendimi është marrë që në datën 9 janar.
“Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për ç`ka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli”, shton Rama.
Postimi:
Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për ç`ka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët!
Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars.
Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre.
Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për…
— Edi Rama (@ediramaal) February 19, 2025