Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Thumanë, ku një automjet me drejtues një 32-vjeçar ka përplasur një këmbësor.
36-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Tiranë/Informacione paraprake
Krujë/Më datë 17.02.2025, rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin D. S., rreth 32 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin G. Gj., rreth 36 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit po shoqërohet për në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.