Procedura për zgjedhjen e drejtorit të RTSH, Kuvendi shkarkon të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues

Procedura e paligjshme për zgjedhjen e drejtorit të RTSH, Kuvendi shkarkon të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues.

Me votat e deputetëve, sipas relacionit të mbërritur në Kuvend nga Komisioni Parlamentar i Medias, u shkarkuan kreu i këtij Këshilli, Leka Bungo dhe anëtarët; Ilir Keko, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reçi. Komisioni i Medias zhvilloi përgjatë disa ditëve dëgjesa me anëtarët e Këshillit të RTSH ku ata pretenduan se i kishin denoncuar vazhdimisht shkeljet në RTSH, por nuk ishin marrë parasysh.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, disa ditë më parë dhanë dorëheqje dy prej anëtarëve, Gëzim Podgorica dhe Genc Përmeti.


Shtuar 17.02.2025 20:42

Tags: ,