Deputeti demokrat Flamur Noka, ka ironizuar ministrat e Partisë Socialiste, duke thënë se edhe atyre do iu vijë radha për t’u burgosur si kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Noka tha se ministrat socialistë, shohin makthe tashmë nga frika se do ju vijë radha për burg.
“Është koha që t’ju themi prisni prisni nuk keni parë asgjë akoma, çfarë do ju shohin sytë e çfarë do përjetoni ju do fshiheni nga lista e politikës, të gjithë do shkojnë te lali vjedhësi do detyroheni të shtrëngoni sapunin me radhë nga i pari te i fundit”, tha Noka.
Flamur Noka: Të mbrosh krimin, korrupsionin vetëm ju e bëni. Ccdo njeri në këtë vend e ka të pamundur të kuptojë se pse ju mbroni luksin e shfrenuar, vjedhjet e jashtë ccdo perceptimi të lali vjedhësit. Si mund të quhet normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 860 mijë euro blerje vetëm online. 860 mijë euro të brendshme fustane bizhu, o Pandi a e kuopton?
Ku ka gjë më të turpshme që kryeministri të shkojë në bashkinë e qytetit dy herë pasi kryetari u arrestua? Ku është parë kjo. Si mund të flisni ju për shtet ligjor për shtet të së drejtës? Ju ka kapur makthi dhe harrojeni se keni shpëtim. Këta kanë Nesti Angoni gjithësecili.
Këta këtë siklet kanë të gjithë. Quani sukses, i qanka djali lali vjedhësit atje dhe për këtë ligji nuk duhet të veprojë. Po Jamarbër Malltezit që e kishte vajzën e sëmurë nuk i qanin fëmijët?
Po ju shtrëngohet laku prandaj bëni si të dhimbsur, a skuqeni kur u dilni njerëzve përpara?
Ju ka pushtuar Satanai, ndaj të dashur kolegë zhytja në krim dhe korrupsion kurrë nuk jep rrugë të gjatë. Të zhyt shumë shpejt dhe pastaj në makth, makthi e dini se kush është apo jo? Chris LaCivita zbarkoi një sherif në Tiranë dhe ju nuk flini gjumë. S’keni më shans t’ju mbrojë askush as krimin as korrupsionin, fundi juaj po vjen, e kuptoj shoh trishtim tek të gjithë ( u drejtohet deputetëve).
Këta nuk kanë thjesht trishtim kanë halle të mëdha, sepse atje prapa hekurave është botë tjetër. Janë delikatë këta nuk e durojnë dot atë lloj jete (drejtohet nga ministrat) ndaj zverdhen, janë më makthe se atje i pret sapuni të gjithë. Ndaj nuk i zë gjumi.