Masa detyrim paraqitje/ Berisha pritet me ovacione para dyerve të SPAK-ut (VIDEO)

Këtë të hënë, lideri demokrat Sali Berisha, është paraqitur në SPAK, për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të dhënë ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Dhe ashtu siç ishte lajmëruar më herët, para dyerve të SPAK-ut, ishin mbledhur dhjetëra simpatizantë dhe mbështetës të kryedemokratit.

Me t’u afruar auto-vetura që transportonte kreun e demokratëve, nisën dhe ovacionet e mbështetësve “O Sali, o Hero, gjithë Shqipëria ty të do”!

Ndërkaq nuk pritet të zgjasë shumë qëndrimi i Berishës në ambientet e SPAK-ut, pati dhe një komunikim me mediat jashtë ambienteve rrethuese të këtij institucioni.

Berisha tha se i ka lënë Altin Dumanit një letër, ndërsa dënoi me ashpërsi atë që ai e cilësoi si “akt puçist” dhe “banditesk” të marrjes peng të këtij institucioni për disa orë nga mbështetësit e Veliajt, duke e cilësuar këtë akt si grusht shteti brenda shtetit.

 


Shtuar 17.02.2025 10:19