Belind Këlliçi: Partia Demokratike është alternativë fituese, më gjeni një politikan në botë që është si Berisha

Gjatë takimit me shqiptarët në Hamburg, Belind Këlliçi, kërkoi votën e tyre për zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën e tij, Këlliçi tha se PD është e vetmja parti politike që ka qenë 12 vite në opozitë është sulmuar, i janë bërë padrejtësi dhe tashmë është alternativë fituese.

Ai tha se nuk ka lider tjetër politik në botë si Sali Berisha, që është shpallur “non grata”, por ka mbështetjen e drejtuesit të fushatës së Donald Trump.

Rama po ta shihni se që nga momenti kur në Tiranë erdhi Chris LaCivita e ka humbur qetësinë. Ai e di mjaft mirë se ajo që i është bërë PD jo vetëm do të zhbëhet, por do ti kthehet shumëfish.
Ajo padrejtësi që kanë kaluar demokratët nuk e ka kaluar asnjë forcë politike në Evropë.

Na u vodh vula, logo, fondet, flamuri jonë. U hoq emri i Berishës nga fleta e votimit, na kapën gjykatësit dhe i detyronin që thonin se ne nuk jemi PD.

Më thoni ju kush është ajo forcë politike 12 vite në opozitë, të ketë ambasadën e shtetit më të fortë në botë kundër, ti bëhen këto padrejtësi dhe jo vetëm të mbijetojë, por sot të jetë alternative fituese.

Më gjeni një politikan në botë që është si Sali Berisha.

Kur kemi vendosur të mbështesim Dr. Berishën e kemi bërë për dinjitetin tonë dhe për historinë e Partisë tonë politike.

Kush është ai lider politik që është rrëzuar me armë dhe ka ardhur në pushtet me votë?!

Kush është ai lider politik që është shpallur non grata, është kërcënuar dhe sot vjen drejtuesi kryesor i Trump dhe thotë Berisha është partneri ynë prej 34 vitesh dhe kukullat e Sorosit nuk mund të jenë më partnerë të SHBA”, tha Kelliçi.

 


Shtuar 16.02.2025 15:18