Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Munih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, u takua me kryetarin e CSU-së Markus Soder, njëkohësisht kryeministër i Bavarisë.
Rama tha se Soder është një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin e lidhte një miqësi e hershme tanimë.
“Bayerische Hof, Mynih, në mjediset e Konferencës së Sigurisë me Markus Söder, kryetar i CSU dhe Kryeministër i Bavarisë, një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin na lidh një miqësi e hershme tanimë”, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama po merr pjesë në punimet e Konferencës së Sigurisë që nisi punimet në Munih mes personaliteteve të larta botërore.
