U filmua duke puthur asistenten e tij, jep dorëheqjen zyrtari në Britani (VIDEO)

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pasi u filmua duke u puthur me asistenten e tij, Gina Colangelo.

Që prej publikimit të pamjeve, presioni ndaj tij u rrit, por ai fillimisht zgjodhi që të kërkonte falje vetëm sepse kishte shkelur rregullat anti-COVID.

Por duket se afera e tij nuk është toleruar, duke sjellë edhe dorëheqjen e tij, pasditen e sotme, dy ditë pas publikimit të skandalit.


Shtuar 26.06.2021 19:55