Barjan Gruda po kalon një sezon shumë më të mirë se ai i fundit te Leipzig, duke shfaqur formën e tij më të mirë me “Demat”. Në përballjen e Champions League mes Leipzig dhe PSV-së, sulmuesi shqiptar shënoi golin vendimtar në minutën e 75-të.
Vëmendjen e mediave ndërkombëtare e tërhoqën edhe lëvizjet e tij spektakolare pranë zonës kundërshtare. Gruda kaloi mbrojtësit me driblime elegante, ua kaloi topin mes këmbëve dhe vallëzoi me të, madje edhe kur ishte pranë vijës fundore.
Të lidhura
None found
Shqipëria e kishte kërkuar për një kohë të gjatë 22-vjeçarin, por ai kishte qenë i vendosur në përgjigjen e tij: “Dua vetëm Gjermaninë”. Jurgen Klopp e kishte përfshirë në listën e lojtarëve për ndeshjet e Ligës së Kombeve me “Pancerat”, por problemet fizike e penguan Grudën të debutonte.






