Çfarë ka ndodhur? Gerta shpërthen në lot, u preka shumë, vdiqa për…

Mbrëmjen e djeshme, Gerta ka shpërthyer në lot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Banorja është shprehur se e ka marrë malli për dy djemtë e saj.

“Nuk e mbaj dot më, vdiqa”, ka thënë Gerta teksa qante dhe në një pasqyrë te dhoma e gjumit po shkruante emrin e djalit të saj.

Pranë saj ishte Krisa dhe Gerta i thotë se loja që po bënin me kryeqytetet i kujtoi Gridin pasi e luan edhe me të.

“Prandaj u preka shumë se mu kujtua e gjithë situata atje, gjithë gjëja në shtëpi”, tha Gerta.

Nga ana tjetër, Krisa i tha që të qetësohet se edhe djemtë nuk duan që t’a shohin atë të mërzitur.

“E di që të ka marrë malli se të kam parë të prekur edhe herë tjetër për këtë gjë, po do vij, jam e bindur se do ta sjellë Vëllai i Madh. Edhe mesazhin nga burri, kështu që diçka ke marrë, e ke kuptuar se janë ok. Ti nuk i ke parë, ata të kanë parë”, tha Krisa.

“Janë ok, po mua më ka marrë malli shumë. Vdiqa t’a përqafoj, të paktën të kem një nga shtëpia. Jam prekur shumë, nuk po duroj dot”, tha Gerta.

 

;


Shtuar 8.02.2025 15:47