Paraditen e kësaj të shtune, një punëtor ka humbur jetën tragjikisht në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi B. K., rreth 66-vjeç, i cili sipas burimeve zyrtare, ka rënë nga soleta e një banese katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”.
Punëtori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit në fjalë.