Të shtënat me armë zjarri në Lezhë, gjendet i vdekur një i ri brenda makinës

Të shtëna me armë zjarri janë regjistuar pak minuta më parën në në Balldre të Lezhës. Burime për mediat bëjnë me dije një djalë i ri është gjetur i vrarë brenda një automjeti.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e dinamikës.

Identiteti i të riut nuk dihet ende, ndërsa trupi i tij është transportuar drejt morgut, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.


Shtuar 6.02.2025 17:24

Tags: ,