Mbyllet merkato, blerjet më të shtrenjta të janarit

Zakonisht konsiderohet si një merkato ku skuadrat bëjnë “riparime” në organikë, por nuk munguan transferimet milionere në sesionin e dimrit të tregut të futbollistëve.

Para të gjithëve qëndrojnë tre blerje me vlerë mbi 70 milionë euro. Në vendin e parë është John Duran, që kaloi nga Aston Villa tek Al-Nassr për 77 milionë euro. I dyti në këtë renditje të veçantë qëndron Omar Marmoush që për 75 milionë euro kaloi nga gjermanët e Eintracht Frankfurt te Manchester City. Ndërsa shkallën më të ulët të podiumit e zë Kvaratskhelia, që la Napolin dhe u bashkua me PSG-në për 70 milionë euro.

Manchester City ka qenë “mbretëresha” e merkatos së janarit në Europë, duke shpenzuar plot 220 milionë euro në janar për të përforcuar organikën e Guardiolës. Arabia Saudite vazhdon që të jetë një treg që tërheq vëmendje, ndërsa në Itali skuadrat janë munduar që të plotësojnë boshllëqet, duke kryeer disa goditje interesante në merkato.


Shtuar 4.02.2025 13:33