Gjatë një tubimi me banorët e Obiliqit, Lumir Abdixhiku premtoi rritje pagash për punonjësit e sektorit publik dhe mbështetje për ngrohje qendrore, me prioritet për qytetarët e Obiliqit.
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit me banorët e Obiliqit, u shpreh i bindur për fitore dhe premtoi rritje pagash dhe mirëqenie për të gjithë, që në javën e parë të qeverisjes së tij.
“Mësuesit, mjekët, policët, secili i punësuar në sektorin publik do të marrë nga 200 euro më shumë në pagën e tij,” tha Abdixhiku.
Ai premtoi gjithashtu mbështetje qeveritare për ngrohje qendrore, me prioritet për qytetarët e Obiliqit.
“120 milionë euro për rivitalizimin e Kosovës B, këtë mbështetje e garantoj unë, para juve, para popullit dhe para Zotit,” shtoi Abdixhiku.
I pari i LDK-së premtoi edhe rritje pensionesh, barna falas, mbështetje për studentët dhe arsim cilësor.